Thaci: Hoti te mos flase me Serbine per komunat serbe | Lajme-News
  • 3 years ago
Pas kritikave të presidentit Hashim Thaçi se Kosova të enjten në Bruksel do të diskutojë për të drejtat e komuniteteve dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe janë një hap i rrezikshëm nga qeveria e Kosovës, sot Presidenca ka shkuar një hap më tutje.

I ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që në mënyrë urgjente të votojë një rezolutë që ia ndalon kryeministrit Avdullah Hoti të negociojë me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës dhe tema që e rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror.

Paradite kryeministri Hoti u është përgjigjur kritikave të një dite më parë të presidentit. Në një diskutim të zhvilluar për dialogun nga Instituti Demokratik i Kosovës, kryeministri Hoti ka mohuar se të enjten në Bruksel do të diskutohet për asocioacionin.

?Nesër në Bruksel nuk diskutohet për asociacionin, nesër nuk është ditë e rrezikshme për Kosovën, nesër kryeministri do të raportojë para deputetëve dhe kaq. Nesër në Bruksel diskutohet për çështjen e obligimeve financiare mes dy vendeve?.

Sipas Hotit, ai është duke dialoguar me Serbinë në bazë të kompetencave kushtetuese.
?Ose ka për të mbaruar kjo marrëveshje me njohje reciproke, mbi bazën e parimeve ndërkombëtare dhe për të konsoliduar shtetësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ose nuk ka marrëveshje, ose unë nuk jam kryeministër?.


Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended