Thaci: Paresor, roli i BE ne dialogun me Serbine | Lajme-News

  • 4 years ago
Ndonëse temë kryesore e samitit të Zagrebit ishte çështja e menaxhimit të pandemisë me koronavirusin, u dhanë edhe sinjale për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Këtë e konfirmoi edhe vetë kryeministri kroat, shteti i së cilit e organizoi samitin. Presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për mediat, tha se roli i BE-së në dialogun me Serbinë duhet të jetë parësor dhe në koordinim me SHBA-në.
"BE-ja të mos i shmangte zgjerimit. BE-ja nuk mund të sillet neutral me Kosovën, jemi shtet i pavarur dhe sovran".
Tha se në këtë samit ua ka bërë të qartë liderëve të BE-së se Kosova meriton trajtim të barabartë sa i përket heqjes së vizave. Ai ka komentuar letrën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që i ka dërguar, zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, në të cilën ka shfaqur shqetësimin se presidenti nuk e ka informuar si duhet të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, për shkëmbim territorial dhe ndarje të Kosovës.
"Këtë letër, Kurti, zv/presidentit amerikan nuk ia ka dërguar sipas protokollit të shtetit, duke anashkaluar kështu Ambasadën e Kosovës në SHBA. Thaçi nuk i ka komentuar deklaratat e përfaqësuesit të lartë të BE-së Josep Borrel se nuk është kundër ndryshimit të kufijve".
Ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa, nëpërmjet një statusi në Facebook thotë se askush nuk mund t?i ndryshojë kufijtë e Kosovës nga jashtë dhe se kjo çështje është përgjegjësi e brendshme.
Mustafa thotë se këtë nuk e bën as emisari i Trumpit, Grenell, e as përfaqësuesit e BE-së Joseph Borell e Miroslav Lajçak. "Është e padenjë që mos guximin tonë për t?iu përveshur dialogut ta arsyetojmë me rrezikun e ?kasapimit? të Kosovës", ka shkruar Mustafa në Facebook.
Tv Klan

Recommended