Thaçi: Nuk ka ndarje dhe shkembim territoresh me Serbine

  • 6 years ago
Interpretim të mediave e ka cilësuar Presidenti Hashim Thaçi përgjigjen e tij të ashpër për ish-Kryeministrin Berisha, në lidhje me idenë e tij për korrigjimin e kufirit mes Kosovës e Serbisë. Një ditë pas përplasjes në rrjetet sociale,  gjuha e ish-drejtuesit politik të UÇK-së u zëvendësua nga maturia e një kreu shteti.

"Ky është vetëm interpretim i mediave dhe asgjë më shumë. Së pari, mendoj që z.Berisha ka dhënë mendimin e vet për atë se çfarë mendon për zhvillimet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Unë e respektoj mendimin e tij por mendoj se nuk mjafton vetëm respektimi i të drejtave të njeriut për shqiptarët atje, sepse Serbia ka dështuar ta bëjë këtë në vazhdimësi. Unë konsideroj që ne kemi një mundësi të vogël që të provojmë bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën.

Fundja, kjo është ajo çfarë shqiptarët dhe përfaqësuesit politikë të Luginës janë duke kërkuar nga institucionet e Kosovës. Unë jam i prirë të dëgjoj më shumë këta të fundit, se sa këdo tjetër. Unë nuk kam çështje të hapura personale me asnjë lider në Shqipëri apo në Kosovë. Mirëpo sigurisht që kemi dallime kur është në pyetje dialogu me Serbinë".

Recommended