Thaçi: Të gjithë e panë! Nuk kishte thika, harta e ndarje në Shtëpinë e Bardhë

  • 3 years ago
Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi në një konferencë për mediat tha se marrëveshja e Kosovës me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë ishte një hap shumë i madh përpara në procesin e dialogut me Serbinë.


Ai tha gjithashtu se ranë poshtë të gjitha ato zëra që folën për thika, harta e ndarje të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë.

?Hasëm në akuza pengesa konspiracione nga shumë në marrëveshjen me shtëpinë e bardhë, por u pa se këto ishin të rrejshme dhe paragjykuese.

Projektet që do bëhen, vendet e punës, sikurse dhe fati i personave të pagjetura kanë qenë synimi ynë.

Dëshmia më e mirë e kësaj është zotimi që ka marrë Kosova në këtë luftë, synimi është paqja dhe stabiliteti në rajon.
Shprehim konsideratën maksimale për Trump që konkretizoi atë se çfarë pritet të mbarojë më njohjen reciproke nga Serbia.

Kjo nuk do të ndodhte pa angazhimin e Grenell, Ne besojmë në vizionin e SHBA, besimi ynë tek ata ka sjellë vetëm përfitime, tashmë mbesim të angazhuar për të vazhduar dialogun për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje të tyre. Por na duhet mbështetja e Uashingtonit, gjithashtu duhet unitet i politikës kosovare.

Kam besim që do të vazhdojmë kështu. Miqësia dhe besimi me Amerikën do jetë i përjetshëm.

Formalizimi i marrëveshjes në Uashington ishte një përpjekje afatgjate , tashmë duhet të punojmë nga afër.

U pa se nuk ka patur thika në shtëpi të bardë, harta, as ndarje, por ka respektim të Kosovës e fuqizim të shtetit tonë, ata që kanë hedhur akuza të kërkojnë falje, mund të ecim para vetëm me politikë demokratike.

Mos të humbasim më kohë. Pra formalizimi i marrëveshjes është produkt i një procesi të vështirë të gjatë, por i udhëhequr nga Amerika. Kosova mund të ketë sukses me lidershipin e SHBA, unë kësaj i besoj.

Tani ku mbetën ato akuza, gënjeshtra, për thika e harta në shtëpinë e bardhë, asgjë nuk do ecë me tej pa unitet politik?, tha ai.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HashimThaçi#SHBA#TopChannel

Recommended