Ora News - Studentët protestuan para Parlamentit dhe Kryeministrisë, u mbështet edhe nga qytetarët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dita e enjte i gjeti studentët përpara Parlamentit për të vijuar protestën. Të mbështetur nga qytetarë të shumtë, ata kanë vijuar thirrjet e tyre për plotësimin e tetw kërkesave. Në protestë u bashkuan edhe bluzat e bardha, të cilët protestuan në mënyrë të heshtur.

Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur studentët sërish jashtë auditorëve duke organizuar protestën para Parlamentit ku mbahej seanca plenare, ndërsa vijuan me thirrjet ndaj kryeministrit për plotësimin e tetë kërkesave.

Më studentët u bashkuan edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për këtë kauzë.

Ndërkohë, pjesë e protestës u bënë dhe bluzat e bardha, por në mënyrë të heshtur. Në shenjë revolte për moslejimin e organizimit të protestës së tyre të enjten para QSUT, ata qëndruan pranë studentëve me pankartën "Solidarizim me bluzat e Bardha që nuk mund të flasin.' Ndërsa kishin mbyllur gojën simbolikisht me para, duke treguar pamundësinë për të reaguar.

Ndërkohë, pritet që të premten, protesta e studentëve të zhvillohet sërish para Parlamentit, për shkak të seancës plenare.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protesta-e-studenteve-zhvendoset-para-parlamentit

Recommended