Studentët në të ftohtë dhe pa ushqime, ngujohet edhe Mjekësia - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Studentët kanë vijuar të qëndrojnë të ngujuar në fakultete edhe këtë të dielë. Një grup studentësh nga radhët Ekonomikut dhe Inxhinerisë kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe kanë kaluar natën në ambientet e fakulteteve.



Ata vijojën të kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave ndërsa kanë bërë të ditur se bojkoti do të vazhdojë.



Në orën 18:00 të kësaj të diele ata do të zhvillojnë një mbledhje për të caktuar dhe se kush do të jetë hapi I tyre I radhës, ndërsa është lajmëruar se po në këtë orë do të nisin ngujimin dhe studentët e mjekësisë.



Por nga ana tjetër, studentët kanë denoncuar rojet e policisë private se kanë mbyllur dyert tek fakulteti Ekonomik dhe ai I Inxhinierisë duke mos lënë studentet e ngujuar që të marrin ushqime apo dhe ata që kanë dashur që t?u bashkohen bashkëmoshatarëve të tyre që janë ngujuar.
Recommended