Studentët rikthehen në auditore pas tërmetit, Mjekësia dhe Politekniku rinisin më 13 dhjetor

  • 4 years ago
TIRANË - 10 dhjetori ka shënuar rikthimin e studentëve në Universitet, që prej pezullimi të mësimit në datë 26 nëntor, si pasojë e  lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.

Pasi është bërë verifikimi për sigurinë e godinave universitare, është marrë vendimi që mësimi të rinisë normalisht, duke ju kthyer kështu normalitetit.

Pak ditë më parë rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nxori dhe një urdhëresë ku tregonte datën e rifillimit të shkollës, si dhe u kërkonte dekanëve të fakulteteve që të propozonim mënyra për rikuperimin e orëve të mësimit.

Ndërkohë që një pjesë e studentëve ju rikthyen auditoreve, studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe të fakultetit të Politeknikut, do të presim deri më datë 13 dhjetor për të rinisur mësimin.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata njoftoi se vendimi u mor për shkak të situatës dhe gjendjes ku ndodhen godinat e UMT pas tërmetit të 26 nëntorit dhe se është e nevojshme kryerja e kontrollit në godinë nga ekspertët dhe certifikimi i saj për të rifilluar mësimi. Në këtë Universitet më shumë dëmtime ka pësuar departamenti i Anatomisë, farmacisë dhe Fakulteti i Stomatologjisë.

Recommended