Studentët rikthehen në auditore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kjo e hënë e deri në fund të qershorit, janë rikthyer në auditore një pjesë e studentëve në prag diplomimi të nivelit ?Bachelor? dhe ?Master?, të cilët për afro 3 muajsh e kanë zhvilluar mësimin në distancë.Në Fakultetin Ekonomik studentët respektuan distancën fizike dhe masat e higjenës në zhvillimin e mësimit.Një pjesë e nxënësve e konsiderojnë rikthimin në auditorë për zhvillimin e mësimit si të domosdoshëm.Ndërsa pjesa tjetër e studentëve thonë se kthimi në fakultet mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e tyre.Në Departamentin e Gazetarisë, studentët kanë preferuar vazhdimin e mësimit në distancë.Edhe në qytetin e Korçës, studentët e u kthyen në fakultet duke respektuar masat e sigurisë. Por mungesa e transportit ka penalizuar një pjesë të tyre, të cilët nuk u paraqitën në ambientet e universitetit.Ndërsa studentët e viteve të tjera do të nisin shkollën më 25 gusht deri në fund të shtatorit dhe provimet do t?i japin në tetor.

Recommended