Ora News - Zgjedhjet e brendshme dhe ato vendore, Ora News zbardh udhëzimin e Bashës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News zbardh udhëzimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për zgjedhjet brenda kësaj force politike dhe evidentimit të personaliteteve për garën e zgjedhjeve vendore.

Basha ka urdhëruar që i gjithë procesi i zgjedhjeve të zgjasë 30 ditë dhe si proces përfundimtar caktohet data 31 tetor.

Sipas udhëzimit, në çdo qark qark ngrihen grupe pune për riorganizimin territorial dhe zgjedhjet në nivel grupskesioni dhe seksioni.

Gjatë zgjedhjeve në grupseksione, grupi i punës nis procesin e konsultimimit dhe marrjen e propozimeve të anëtarësisë mbi kandidaturat për kryetar dege, si dhe për keshilltarët bashkiakë dhe kryebashkiakë.

Përmes udhëzimit, Basha urdhëron grupet e punës, që në proces të jenë të hapur dhe të marrin masa për të bërë pjesë potencialet më të mira në strukturat e PD-së.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zgjedhjet-e-brendshme-dhe-ato-vendore-ora-news-zbardh-udhezimin-e-bashes
Recommended