Ora News zbardh draftmarrëveshjen, Basha kërkon koalicion për zgjedhjet vendore

  • 5 years ago
#oranews #pd #koalicion

Partia Demokratike synon që drejt zgjedhjeve vendore të dalë me kandidatë të përbashkët me partitë aleate opozitare, përfshirë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ora News ka siguruar një draft marrëveshje të cilën Lulzim Basha, ua ka shpërndarë aleatëve.

Burimet i thanë Ora News, se marrëveshja synohet të arrihet para protestës së 16 shkurtit ndërsa në të thuhet:

?Deklarojmë se kemi vendosur daljen në një koalicion të bashkuar opozitar në zgjedhjet e ardhshme në vend. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie tranzitore, me mandat të posaçëm për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit; si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje"

Diskutimet për atë që e quan platformë bashkëpunimi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur ti bëjë kokë më kokë, ndërsa paraditen e së hënës në zyrë ka pritur kreun e Republikanëve, Fatmir Mediun.

Në ditët e ardhëshme diskutimet do ti vijojë me aleatët e tjerë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ora-news-zbardh-draftmarreveshjen-basha-kerkon-koalicion-zgjedhjet-vendore

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended