RTV Ora - Opozita bllokon rrugët për 2 orë dhe djeg goma, Basha: Datë tjetër për zgjedhjet
  • 5 years ago
#rtvora #360grade
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/u8RIv_Lopv4

Për 120 minuta opozita bllokoi akset kryesore rrugore në 12 qarqet e vendit, me thirrjet Rama Ik.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, me përjashtim të disa incidenteve në Fier dhe Gjirokastër, ku ish-kryetari i Komunës Lazarat, Dasho Aliko kishte një debat me policinë për shkak se kërkohej zhbllokimi i rrugës, pasi qytetarët, që do shkonin në shtetin fqinj Greqi dhe që ishin kthyer prej andej ishin të revoltuar për situatën.

Në Fier u shënuan përplasje me ish-deputetin Luan Baçi.

Thuajse në të gjitha rrugët e bllokuara u dogjën goma dhe u ndezën tymuese.

Protestuesit morën masa për të lejuar ambulancat. Në 6 qarqe në harkun kohor të dy orëve kaluan 11 të tilla.

Në Durrës drejtuesit e protestës u detyruan të ndërhynin për ti hapur rrugën një prej ambulancave.

Po në këtë qytet, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se protesta është një e drejtë e qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/neser-paralizohet-qarkullimi-ja-rruget-qe-do-bllokohen-nga-opozita-ne-12-qarqe

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended