RTV Ora - Opozita bllokon rrugët për 2 orë dhe djeg goma, Basha: Datë tjetër për zgjedhjet
  • 5 years ago
#rtvora #protestaeopozites #mosbindjacivile


Për 120 minuta opozita bllokoi akset kryesore rrugore në 12 qarqet e vendit, me thirrjet Rama Ik.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, me përjashtim të disa incidenteve në Fier dhe Gjirokastër, ku ish-kryetari i Komunës Lazarat, Dasho Aliko është konfrontuar me policinë për shkak se kërkohej zhbllokimi i rrugës, pasi qytetarët, që do shkonin në shtetin fqinj Greqi dhe që ishin kthyer prej andej ishin të revoltuar për situatën.

Në rrugët e bllokuara në Fier, Korçë, Berat, Lezhë pati edhe djegie të gomave.

Ndërsa në Tiranë, protestuesit prishin rrethimin e kantierit në Sheshin Shqiponja, ku po zhvillohen punimët për unazën e madhe.

Në Shkodër dhe Durrës, protestuesit i hapën rrugën ambulancave.

Protesta u mbyll me fjalën e Bashës, i cili tha se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por një datë tjetër do të caktohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha: Beteja vazhdon. Në 30 qershor ne nuk do lejojmë krimin të diktojë zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, proces farsë zgjedhor nuk do të ketë. Në 30 qershor do të caktojmë një datë tjetër për zgjedhjet e parakohshme, nën kujdesin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër.

Kreu i opozitës foli edhe për rotacion politik.

Basha: Kjo betejë që kemi nisur ka transformuar brenda 10 javëve Shqipërinë. Sot shqiptarët e bashkuar rreth opozitës janë mazhoranca e re. Jemi bashkë jo vetëm për një rotacion politik, por për ti dhënë fund tranzicionit të zgjatur dhe për të hapur bashkë derën për në Evropë.

Basha i bëri thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës në 11 maj.



Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended