RTV Ora - Orët e fundit për PD-LSI, 21 prilli afati për regjistrimin e partive në zgjedhjet vendore
  • 5 years ago
#rtvora
Në kohën kur opozita është e vendosur të mos shkojë në zgjedhje vendore me Edi Ramën në krye të qeverisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon numërimin mbrapsht për përfundimin e afateve ligjore. 21 prilli është afati i fundit për PD dhe LSI-ë mund të regjistrohen për të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Por për shkak se 21 Prilli është ditë e dielë dhe e hëna korrespondon me pushim zyrtar, regjistrimi i subjekteve zgjedhore mund të shtyhet deri në datën 23 Prill.

Deri më tani janë regjistruar 25 parti politike, mes tyre edhe Partia Socialiste, të cilat kanë shprehur vullnetin për pjesëmarrjen në zgjedhje pavarësisht bojkotit të opozitës. PD dhe LSI kanë bojkotuar edhe më herët procesin zgjedhor me mosdërgimin e komisionerëve për KZAZ-të.

Ende nuk dihet se çfarë veprimi do të ndërmarrë opozita e re në Kuvend, e cila gjatë seancës plenare të së enjten shprehu vullnetin për të mos bojkotuar zgjedhjet. Nëse pakica e re parlamentare do të marrë pjesë në zgjedhje do të duhet të regjistrohet në një parti ekzistuese, ose të krijojë një subjekt të ri me 3 mijë firma.

Me 1 maji është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve politike, ndërsa 13 Maji përfundon regjistrimi për subjektet zgjedhore, të cilat duhet të depozitojnë në KQZ listën shumëemërore të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë bashkiakë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/oret-e-fundit-pd-lsi-21-prilli-afati-regjistrimin-e-partive-ne-zgjedhjet-vendore
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended