3 ditë nga 30 qershori/ Meta dekreton 13 tetorin për zgjedhjet vendore! A do marrin pjesë PD e LSI?
  • 5 years ago
TIRANE - Tre ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit të cilat i anuloi, këtë të enjte, Presidenti Ilir Meta, duke mos thënë asnjë fjalë për dekretin e 10 qershorit, doli para mediave me firmën e tij mbi një dekret të ri: Dokumenti që cakton 13 tetorin si datë të re të zgjedhjeve vendore të 2019-ës. Në një konferencë për mediat, që erdhi pas takimeve që kreu i shtetit pati sot në mëngjes me liderin demokrat Lulzim Basha, nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasili dhe aleatët e djathtë të tyre, Meta shpalli datën e re duke thënë dy arsyetime të forta sipas tij. E para lidhet me të ardhmen integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe e dyta me nevojën për zgjedhje gjithëpërfshirëse, që siç Meta u shpreh, nuk do të ketë asnjë bashki nga 61 të tilla që nuk do të ketë të paktën një kandidat alternativë. Presidenti tha se zgjodhi datën 13 tetor, për të treguar sipas tij se do të jenë zgjedhje me standarde që do të ndikonin në vendimin e BE-së për çeljen e negociatave që pritet të merret më 17-18 tetor 2019.

Takimi që pati me Bashën këtë mëngjes, nuk i ka dhënë plotësisht sigurinë Metës nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit. Kujtojmë se për Bashën nuk ka qenë problem data e zgjedhjeve, por fakti që ato duhet të mbahen pa Edi Ramën kryeministër. Megjithatë, Meta tha se apeli i tij është për reflektim dhe pjesëmarrje të të gjitha palëve, por se nuk mund të detyrojë askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama ishte i menjëhershëm teksa e quajti një dekret nul dhe një datë të nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar, duke iu referuar kështu bashkëshortes së Metës, Monika Kryemadhit, kryetares së LSI-së. Meta iu përgjigj Ramës gjatë konferencës duke thënë se i ka ndarë gjithmonë çështjet familjare nga ato të shtetit: "E di vendin e Monikës dhe të Republikës", theksoi ai. Meta mohoi që vendimi i tij të lidhet me axhendën e opozitës, duke thënë se thirrja që ai ka ndaj kryeministrit nuk është si e opozitës, "Rama ik", por "Rama reflekto". Mbrëmë Meta i bëri ftesë Ramës ku i tha se e priste sot nga ora 5 e mëngjesit deri në 13 të drekës. Ai shfrytëzoi pikërisht refuzimin që kreu i qeverisë i bëri në takim, për të thënë se data e re ishte një vendim i detyruar. Megjithatë, Meta tha se ndodhet ende në Presidencë dhe se vijon ta presë Ramën për të reflektuar. Por edhe pse tha se kryeministri Rama nuk ishte në dijeni të këtij vendimi të cilin do ia bënte të ditur në takim, Meta shprehu një besim se kreu i qeverisë nuk do të mbajë zgjedhje më 30 qershor, të dielën, duke pranuar sipas tij dekretin e fundit, të datës13 tetor.

Presidenti Ilir Meta zhdrekretoi datën e zgjedhjeve por vendimi i tij është shpallur "nul" nga Kolegji Zgjedhor, e njohur ndryshe si Gjykata e zgjedhjeve. Në të njëjtën ditë kur Presidenti Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve vendore është zbuluar arsyetimi i plotë i Kolegjit Zgjedhor. Ky Kolegj me votë unanime të 5 gjyqtarëve, e ka quajtur të paligjshëm dekretin e dytë të Metës që...
Recommended