RTV Ora - PS regjistrohet në KQZ, 16 parti jo parlamentare do marrin pjesë në zgjedhjet lokale
  • 5 years ago
#rtvora

Kur na ndajnë 13 ditë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PS ka çuar zyrtarisht kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Kërkesa e PS për t?u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 30 Qershorit mban firmën e sekretares për koordinimin elektoral Blerina Gjylameti.

Ashtu siç është shprehur më parë PS është e vendosur të shkojë në zgjedhjet lokale pavarësisht deklaratave publike të PD dhe LSI-së që nuk do të ketë zgjedhje lokale me Kryeministër Edi Rama.

Deri me datën 8 Prill në KQZ janë regjistruar 16 parti të vogla jo parlamentare për të marrë pjesë në zgjedhjeve vendore, ndërsa PS deri më tani është e vetmja parti parlamentare që ka shprehur vullnetin për t?u regjistruar në KQZ.

21 Prilli është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ, ndërsa 10 ditë më pas përfundon afati për regjistrimin e koalicioneveve.

Sipas Kodit Zgjedhor depozitimi i listave shumëemërore të kandidatëve për Kryetar Bashkie dhe këshillat bashkiakë duhet të bëhet jo më vonë se data 13 Maji.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ps-con-ne-kqz-kerkesen-regjstrim-ne-zgjedhjet-e-30-qershorit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended