RTV Ora - Anëtarët e PS-së në KQZ refuzojnë Metën në KQZ: Zgjedhjet do të mbahen
  • 5 years ago
#rtvora

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri nuk pranoi të drejtojë mbledhjen në tryezën e të cilit është dhe dekreti i presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor nderkohe qe 4 anëtarët e tjerë të KQZ e quajtën 'nul' dekretin e presidentit.

Para se të ngrihej nga tryeza Zguri tha se ndodhej para një sfide dhe bëri të qartë se KQZ, institucion inferior ndaj presidentit nuk ka kompetencë për të diskutuar dekretin e kreut të shtetit dhe u ngrit nga tavolina duke ftuar anëtarët e tjerë ta ndjekin nëse kanë të njëjtin mendim.

Kreu i KQZ, Klement Zguri: Është një situatë e pazakontë. Duket si sfidë. Nga një anë kam presidentin që çdekreton datëm dhe nga ana tjetër një mbledhje me një rend dite të thirrur nga dy kolegët e mi. Respektimi i ligjeve dhe hierkaisë duhet të jetë ajo që duhet të prevalojë. Refuzoj ti futem brendësi, kompetencës dhe arsyeve të tjera sepse nuk është KQZ organi që e ka këtë detyrim. Kam këtu Kodin Zgjedhor, gjithëkush mund të lexojë se deri ku shtrihet hapi i KQZ. A mundemi ne si anëtarë të KQZ, institucion inferior në raport me Presidencën, të refuzojmë një vullnet të tillë?

Për të mos e zgjatur, për mua është një lloj sfide që në një rend dite dy kolegë i bëjnë dekretit të Presidentit.

Personalisht nuk e gjej me vend qetësisht të drejtojë këtë mbledhje të KQZ kur ka debate kaq të forta dhe pa sens juridik. Për të qenë i qetë vetë në këtë paqartësi të madhe që ka përfshirë vendin unë jam i detyruar të çohem dhe kolegët të vazhdojnë mbledhjen, ose nëse janë në të njëjtën logjikë me mua mund të më bashkohen.

Por nuk kishin të njëjtin mendim me Zgurin 4 anëtarët e tjerë të cilët e quajnë dekretin e presidentit "nul". Pas largimit të Zgurit, mbledhja u drejtua nga Denar Biba i cili e quajti aktin e presidentit "nul"

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/anulimi-i-30-qershorit-ne-1200-mblidhet-komisioni-qendror-i-zgjedhjeve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended