Report TV - Shtyhet deri në 31 dhjetor afati për regjistrimin e pronësisë së mjetit
  • 4 years ago
TIRANË- Përhapja e pandemisë COVID ka penalizuar një sërë projektesh të ndërmarra nga shumë institucione të ndryshme. I tillë është edhe rasti i regjistrimi i ndryshimit të pronësisë së mjetit. proces që kishte nisur në muajin janar dhe që pritej të përfundonte në fillim të muajit mars. por situata e krijuar e ka bërë të pamundur mbylljen e këtij procesi brenda afatit të parashikuar. Report TV ka mësuar se afati i ri se kur duhet të përmbyllet ky proces është 31 dhjetori 2020.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, u shpreh për Report TV se ky projekt tashmë është në plan të dytë dhe se pritet të përmbyllet deri më 31 dhjetor 2020.
Recommended