Report TV -'Ligjet' kalojnë amnistinë, përfshihen edhe të dënuarit deri më 31 dhjetor 2019!
  • 4 years ago
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin e qeverisë për amnistinë, më një ndryshim. Efekti i amnistisë do të përfshijë të gjithë kategoritë që përfitojnë dhe që janë dënuar deri më datë 31 dhjetor i viti që lamë pas. Në votimin e kësaj shtyrje të efektit të amnistisë të gjtihë të pranishmit kanë votuar pro, perveç Alket Hysenit i cili abstenoi. Fillimisht Manja kërkoi që efektet e amnistisë të shtyheshin në momentin që hyn në fuqi, por Gjonaj u shpreh se nëse miratohej në këtë formë kush ka bërë krim dorëzohet dhe përfiton nga amnistia. Hyseni tha është e drejtë kjo që thotë ministria or nëse efekti shtyhej deri më 31 dhjetor, dhe kështu nuk ka kush dorëzohet. Kështu komisioni vendosi shtyrjen e efekteve deri në 31.12.2019. Ministrja Gjonaj u shpreh se janë 22 gra dhe 1 i mitur që do të përfitojnë lirinë nga amnistia nga 164 të dënuar që do të lirohen në total.
Recommended