Ora News - Ndryshim i Kodit Penal, CRCA: Të përfshihen edhe krimet e reja
  • 5 years ago
#oranews #kodipenal #crca
Pas rasteve të fundit të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale ndaj të miturve, Qendra për të drejtat e fëmijëve ka kërkuar ndryshime në kodin penal. Dokumenti me 6 pika kërkon masa për ndërhyrje afat-shkurtra dhe afat-gjata, në ligje, politika, shërbime dhe mbështetje me qëllim parandalimin e këtyre rasteve, dënimi I ashpër të tyre por edhe mbështetjen më të madhe ndaj viktimave të abuzimit.

Qendra për të drejtat e Fëmijëve kërkon ashpërsimin e Kodit Penal lidhur me veprat e ngacmimit dhe abuzimit seksual ndaj të miturve. Kërkesa e CRCA vjen pas rasteve të fundit të ndodhura në Shqipëri.

Altin Hazizaj: Jo vetëm ashpërsimi i masës, por nga ana tjetër janë disa rregullime që kanë të bëjnë me vepra të reje penale në fushën e krimit seksual kundër fëmijëve. Marrim rastin e asaj që quhet përgatitje e fëmijës për të hyrë në marrëdhënie seksuale. Nëse gjithë bota e dënon një person që e përgatit fëmijën që të hyjë në marrëdhënie seksuale ne këtu nuk e kemi këtë vepër. E dyta ka të bëjë me ngacmimin seksual të fëmijëve. Jemi duke parë pak edhe krimet ndaj fëmijëve që kryhen në internet. Rasti i fundit i Kavajës, një video e regjistruar që përdoren si material për të ushtruar presion na tregon që kemi nevojë të rregullojmë çfarë ndodh me këto materiale.

Ndryshimi i Kodit Penal është një nga 6 pikat e dokumentit që parashikon masa për ndërhyrje afat-shkurtra dhe afat-gjata, në ligje, politika, shërbime dhe mbështetje.

Altin Hazizaj: E para ka të bëjë me legjislacionin, e dyta ka të bëjë me politikat shtetërore sa i përket dhunës, e treta ka të bëjë me shërbimet. Ndërsa pikat e tjera kanë të bëjnë mbështetjen e shoqërisë civile, me përhapjen e shërbimeve. Na duhet një plan kombëtar dhune kundër fëmijëve.

Shqipëria nuk ka të dhëna të fundit lidhur me ngacmimet dhe abuzimet seksuale, por sipas një studimi të realizuar në vitin 2013 rezulton se 11% e fëmijëve janë viktimë të ngacmimeve ndërsa 5% viktimë e abuzimeve seksuale.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndryshim-i-kodit-penal-crca-te-perfshihen-edhe-krimet-e-reja

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended