Dënim penal për shitblerjen e votave, PS propozon ndryshimin e 27 neneve të Kodit Zgjedhor
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Partia Socialiste ka propozuar ndryshimin e 27 neneve të Kodit Zgjedhor në të cilat përfshihet dhe dënimi penal në rast të shitblerjes së votave. Në draftin që do të nisë të diskutohet të enjten kërkohet që ndër të tjera në KQZ të paraqitet dhe një deklaratë e firmosur nga Kryetari ku përmendet angazhimi për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës. Madje në nenin 78 saktësohet se subjektet mbajnë përgjegjësi penale në rast se ofrojnë ose japin të holla, të mira materiale, premtojnë për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë, qoftë për të mbështetur kandidatë me firma apo për të votuar.

Sa i përket debatit për përfshirjen e administratës në fushatë në projekt parashikohet se ?Përdorimi i burimeve njerëzore përfshin edhe presionin ose ofrimin e përfitimeve nëpunësve publikë ose nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore jashtë orarit të punës ose mësimit?.

Ndalime do të ketë edhe sa i përket financimeve të partive në fushatë. Sipas PS subjektet në këtë rast nuk do të mund të përfitojnë deri në 3 vjet pas zgjedhjeve kontrata publike, kontrata të PPP me vlerë mbi 10 milion lekë, përfshirë edhe si kontraktues. Ndërsa partitë duhet të bëjnë publik çdo dhurim mbi 30 mijë lekë nga 100 mijë që ishte më parë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/propozimet-e-ps-se-ndryshimet-e-kodit-zgjedhor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended