Report TV - Ndryshim i Kodit Zgjedhor dhe reformat, Fleckenstein: Nuk ka vullnet politik
  • 5 years ago
Sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor, Kut Fleckenstein tha se delegacioni i Parlamentit Evropian, nuk arriti në një amendament të përbashkët për shkak se mungon vullneti politik.

"Në fund do të shohim nëse do kemi një ligj të ri zgjedhor dhe do të presim për këtë gjë. Do të ishte shumë mirë nëse opozita dhe maxhoranca do kishin arritur në dakordësi".

Ndërkohë, ambasadorit i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u ndal tek një tjetër reformë e rëndësishme.

"Reforma në drejtësi është në rrugën e duhur. Mendoj që reforma në drejtësi po progreson. Kjo duhet të bëhet me një ritëm më të shpejtë. Loja është e hapur. Ende ka shpresë për çeljen e negociatave. Ky duhet të jetë një parim themelor për ata që kanë përgjegjësi në këtë", tha kryesuesi i delegacionit të bashkimit Evropian në Tiranë, gjatë konferencës të përmbylljes së vizitës që delegacioni i Parlamentit Evropian pati në Shqipëri.
Recommended