Wake Up/ Rivlerësimi i banesave, përfshihen edhe banesat informale
  • 4 years ago
Prej fillimit të këtij muaji, afro 50 mijë qytetarë (të paktën kaq ka përllogaritur Ministria e Financave) do të kenë mundësinë të përfitojnë për të kryer procesin e rivlerësimit të banesave. Me një vendim të parlamentit, tatimi i aplikuar për diferencën mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes është ulur nga 15 në 3 përqind. Çfarë do të thotë kjo? D.m.th që nëse shet shtëpinë dhe ke bërë rivlerësimin e propozuar tani nga qeveria, nuk do t?i paguash më shtetit 15 % të fitimit kapital, por vetëm 3 %. Kjo është hera e tretë që prej vitit 2009 që qeveria mundëson rivlerësimin e pasurive. Për Tiranën, viti 2019 nuk solli asnjë ndryshim të çmimeve në 23 zona të kryeqytetit, ndërsa u rritën çmimet fiskale në 9 zona kadastrale. Për procesin e rivlerësimit, zyrat e Regjistrimit do të përdorin pikërisht këto çmime fiskale, me qëllim llogaritjen e çmimit të shtëpisë sipas vlerës së tregut. Ndërsa për çmimin e mëparshëm, për rastet kur shtëpia është privatizuar pas vitit 1990 do të llogaritet referuar çmimit fiskal të vitit 1996. Në rastet se shtëpia është blerë, pra ka kontratë shitjeje, çmimi i mëparshëm fiskal llogaritet duke iu referuar çmimeve fiskale, që kanë qenë në fuqi në vitin kur është krijuar pasuria.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel
Recommended