Rivleresimi i banesave, 3 % prej te henes
  • 4 years ago
Prej ditës së hënë, afro 50 mijë qytetarë do të kenë mundësinë të përfitojnë për të kryer procesin e rivlerësimit të banesave.
Me një vendim të parlamentit, tatimi i aplikuar për diferencën mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes është ulur nga 15 në 3 përqind.
Afati i rivlerësimit do të jetë deri në muajin shtator dhe qeveria parashikon se efekti financiar do të jetë rreth 40 milionë dollarë.
Një tjetër rivlerësim u bë në vitin 2017 dhe buxheti i shtetit arkëtoi 20 milionë dollarë, ndërsa qytetarët përllogaritet se kursyen afro 156 milionë dollarë.
Rivlerësimi i pasurive do të lejojë qytetarët që të deklarojnë vlerën reale të pasurisë dhe të paguajnë një taksë prej 3 % të diferencës mes vlerës së tregut me çmimin fillestar, duke bërë që në momentin e shitjes së banesës të paguhet më pak tatim-fitim.
Kjo është hera e tretë që prej vitit 2009 që qeveria mundëson rivlerësimin e pasurive.
Recommended