Ora News - Kapen “skifterët” e banesave në Tiranë, autorë të 7 vjedhjeve, 3 prej tyre kasaforta

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Tre persona kanë rënë në pranga dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin në banesa të ndryshme në qarkun e Tiranës.

Operacioni policor i koduar ?Sezoni? çoi në kapjen e shtetasve E. M., 35 vjeç, S. Sh., 28 vjeç dhe D. B., 32 vjeç, të tre banues në Durrës. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit: A. R., 45 vjeç dhe V. O., 33 vjeçe.

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 7 raste të vjedhjeve në banesa, 3 prej tyre vjedhje kasafortash, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Nga tërësia e veprimeve hetimore disamujore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të kasafortave, sendeve me vlerë dhe shumave të parave në disa banesa, konkretisht:

-Më datë 06.09.2020, në rrugën ?Nikolla Tupe?, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë brenda së cilës ka pasur disa dokumente personale dhe një shumë rreth 10000 euro, në banesën e shtetasit E. A., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

? Më datë 12.08.2019, në rrugën ?Skënder Luarasi?, kanë vjedhur një kasafortë brenda së cilës ka pasur një sasi lekësh te konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit S. P., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

? Më datë 20.07.2020, në rrugën ?Ramiz Kovaçi?, kanë vjedhur shumën 7000 euro, në banesën e shtetasit F. Ç.

? Më datë 30.08.2020, në rrugën ?Pjeter Bogdani?, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë brenda së cilës ka pasur disa dokumente pronësie, sende me vlerë dhe shumën e parave rreth 1160 dollarë dhe 270.000 lekë, në banesën e shtetasit E. S., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

? Më datë 24.08.2020, në rrugën ?Marko Boçari?, kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A. K. Ky shtetas ishte larguar për dy muaj me pushime sezonale dhe kur është kthyer ka konstatuar vjedhjen.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/kapen-skifteret-e-banesave-ne-tirane-autore-te-7-vjedhjeve-3-prej-tyre-kasaforta/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended