Ora News - Durrësi kërkon shpëtim në Tiranë, "fluturojnë" qiratë e banesave

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Dëmtimet e konsiderueshme në Qytetin e Durrësit por dhe frika që la pas tërmeti i 26 nëntorit, kanë bërë që mjaft familje të qytetit bregdetar të zhvendosen në Tiranë. Agjentët imobilar shprehen se kërkesat për banesa me qira janë shtuar, ndërsa theksojnë se dhe çmimet shënojnë një trend rritës.

Familjet e Durrësit kanë zgjedhur t?i largohen frikës dhe panikut që kanë lënë pas lëkundjet e tokës së 26 nëntorit, duke nisur një jetë të re në kryeqytet.

Ilda Zaloshnja, agjente imobilare shprehet për "Ora News", se gjatë këtyre 2 javëve vihet re një trend rritës së kërkesës së banorëve të qytetit bregdetar, që kërkojnë shtëpi me qira në Tiranë.

Ilda Zaloshnja: Si nga banorët që kanë pasur shtëpitë e dëmtuara, ashtu dhe nga ata që ndoshta nuk i kanë pasur shtëpitë e dëmtuara, por nga frika për jetën kanë preferuar të zhvendosen në Tiranë.

Ndryshime kanë kërkuar dhe ata që jetojnë në kryeqytet, të cilët duan të largohen nga pallatet.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/durresi-kerkon-shpetim-ne-tirane-fluturojne-qirate-e-banesave

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended