Report TV - Dëmet nga tërmeti, 5.6 mln dollarë grante cash për riparimin e banesave në Tiranë

  • 4 years ago
Qeveria ka nisur shpërndarjen e granteve prej 5.6 milionë dollarë për riparimin dhe meremetimi vetjak i banesave të dëmtuara nga tërmeti në Tiranë. Nga këto grante përfitojnë banorët e atyre banesave të cilat kanë pësuar dëme të lehta dhe të mesme dhe që kanë nevojë vetëm për rikonstruksione të lehta, duke marrë pagesë me para në dorë. Nga këto grante në Tiranë përfitojnë 200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive. Shuma totale e granteve për riparimin vetjak të banesave shkon në 80 milionë dollarë në të gjithë zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa nga kjo bashkia Tiranë shpërndan 5.6 milionë dollarë grante.

Kryeministri Rama u shpreh se 80 milionë dollarë i kushtohen vetëm granteve për meremetimin sipas shkallëve të dëmeve të banesave nga tërmeti në të gjithë zonat e prekura, ndërsa në Tiranë janë dhënë grantet për 3082 përfituesit e parë dhe pritet që në javët në vazhdim ta marrin edhe 5100 familje të tjera. Rama tha se punë po ecën edhe me banesat kolektive ku në Tiranë shumë shpejt do të nis shembja e godinave të pabanueshme dhe ndërtimi i të reja që do të strehojë ata banorët në shtëpi të reja dhe me kushte shumë herë më të mira."Aktualisht Bashkia Tiranë ka 5.6 milionë dollarë në proces dhe nga ana tjetër jemi në procesin e fillimit konkret në terren të punës për ndërtimin e shtëpive. E gjithë çështja është që qytetarët duhet të kuptojnë se kjo e sotmja është vetëm një pjesë pasi bashkia po i bën miratimet me lote dhe janë dy mbledhjet e tjera të këshillit bashkiak ku do të miratohen 5100 dosje të tjera përveç këtyre që po lëvrohen fondet drejtpërdrejtë për familjet e dëmtuara. Sot që flasim kemi në total nga bashkitë e prekura nga  tërmeti 19 880 përfitues të ndarë në 3 kategori sipas dëmeve të banesave. E fundit që kam lidhur me procesin për të nisur zbatimin në ndërtimin e banesave kolektive merr pak më shumë kohë se ndërtimi i shtëpive individuale. Në bashkinë  e Tiranës do të fillojë dhe shembja e godinave të pabanueshme dhe të parindërtueshme dhe të gjithë banorët do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë herë më të mira", tha Rama.

Recommended