Top News - Dëmet nga tërmeti/ Qeveria jep 316.9 mln për 3 bashki

  • 4 years ago
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë përdorimin e një fondi prej 316.9 milionë lekësh për financimin e rikonstruksionit ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ky fond është miratuar për bashkitë Mirditë, Vorë dhe Rrogozhinë.
Në vendimin e qeverisë sqarohet se 316.9 milionë lekët do të përdoren për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe pallateve, për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, në bashkitë Mirditë, Vorë dhe Rrogozhinë.
Në këtë vendim është përcaktuar edhe dnarja e fondeve për çdo bashki për të përballuar kostot financiare të rikonstruksionit të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti. Konkretisht bashkia Mirditë do të ketë në dispozicion fondin prej 29 milionë e 820 mijë lekë, Bashkia e Vorës do të ketë 176 milionë e 250 mijë lekë dhe Bashkia Rrogozhinë 110 milionë e 900 mijë lekë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Termeti#TopChannel

Recommended