Një vit nga tërmeti 21 shtatorit Pampuri: Qeveria bën show s’ka vendosur asnjë tullë për rindërtimin

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews



Sot bëhet një vit nga tërmeti i 21 shtatorit, ku shumë familje mbetën të pastreha pasi banesat e tyre u dëmtuan.

Por, puna për rindërtimin apo riparimin e banesave ende nuk ka nisur, teksa shumë familje kanë probleme edhe me dokumentacionin.

Për ish-deputeten e PD Oriola Pampuri, ende sot shumë familje jetojnë në çadra dhe kontenierë.

E ftuar në ?Ora News?, Pampuri tha se qeveria po paraqet një show propagandistik, ndryshe nga realiteti.

Oriola Pampuri: ?Unë, kolegët e mi si dhe kryetari Basha, kemi lëvizur në terren duke vizituar shumë familje në vendet më të prekura. Kam parë një situatë ndryshe nga ajo që paraqitet nëpërmjet show-ut propagandistik që ne e shikojmë të promovuar në media. Kam lëvizur dhe kam vizituar familje që sot e kësaj jetojnë në çadër. Pavarësisht se kanë dëgjuar dhe kanë parë shpesh kryeministrin dhe ministrat të cilët thonë se është dhënë një bonus qeraje, unë nuk shikoj një mundësi për të dhënë bonusin e qerasë.


Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/nje-vit-nga-termeti-21-shtatorit-pampuri-qeveria-ben-show-ska-vendosur-asnje-tulle-per-rindertimin/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv