Report TV -Tërmeti në Korçë/ Banorët në protestë për rindërtimin e shtëpive

  • 5 years ago
KORÇË-Banorët e fshatit Qafzez kanë protestuar para Bashkisë së Kolonjës për ringritjen e shtëpive të tyre të cilat u dëmtuan nga lëkundjet e forta sizmike që përfshinë qarkun e Korçës. Ata vijojnë të qëndrojnë në çadrat e ngritura pranë banesave të rrënuara, ndërsa të shqetësuar janë për fëmijët dhe të sëmurët.

"Nuk jetoj dot atje, në çadër. E kam djalin me dializë të sëmurë. Unë dua që të fillojnë tani punimet se jemi përjashta"

"Dimri po vjen. Ku mund të venë këta me fëmijë të vegjël. Ku mund të flenë, kush mund të na japë një përgjigje? Nëse fshati nuk do marrë përgjigje sot do të mblidhemi dhe do të bllokojmë rrugën kryesore".

"Djali me vëllanë dhe nusen rënë, në makinë kanë fjetur. Nesër mua fëmija më lind, ku ta shpie fëmijën e vogël", shprehen disa nga banorët.

Ata thonë se kushtet në të cilat ndodhen janë mizerable duke mos garantuar strehim dhe se këto kushte i kanë detyruar të sjellin fëmijët e tyre tek shtëpia e foshnjës në Korcë.

"Ne nuk kërkojmë që të dalim të dukemi kush jemi neve. Ne duam që fëmijët tani t'i fusim brenda. Poe bëri shtet këtë punë mirë, nëse jo do gjejmë një zgjidhje. Ne s'po marrim përgjigje nga askush"

"Po erdhi gushti është dimër. Kam byrazerin tim që i ka shpënë fëmijët në jetimore se është pa shtëpi, plakun e ka të sëmurë"

Recommended