Paketa 100 mln euro, Teliti: Më shumë se kaq qeveria i jep për tendera e inceneratorë
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews



Ekonomia shqiptare vijon të vuajë impaktin e shkaktuar nga kriza e koronavirusit. Pavarësisht se qeveria shqiptare ka miratuar disa paketa financiare në ndihmë të ekonomisë dhe bizneseve, sërish shohim shumë subjekte që shpallin falimentin.

Eksperti i ekonomisë në PD Dorian Teliti, thotë se shifra e vendosur nga qeveria në ndihmë të ekonomisë 100 milionë euro është absurde

Gjatë një interviste në Ora News ai theksoi se kjo shumë është e ulët pasi sipas tij qeveria jep më shumë para për tendera luksi e për inceneratorë duke evidentuar kështu keqmenaxhimin dhe abuzimin në këtë situatë.

Teliti:Paketat financiare që qeveria ka dhënë që prej muajit mars kapin vlerën e 100 milionë eurove, një vlerë absurde në krahasim me impaktin që pati izolimi. Të japësh 100 mln euro kur më tepër ke dhënë për tendera luksi, për inceneratorë dhe për rrugë, kjo është e papranueshme.Të keqmenaxhosh në këtë kohë pandemie kjo është skandaloze që do të përkeqësojë më keq situatën. Çështja e covidit do vijojë edhe në muajt e ardhshëm derisa të gjendet vaksina.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/teliti-paketa-financiare-100-mln-euro-me-shume-se-kaq-qeveria-i-jep-per-tendera-dhe-inceneratore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended