Ora News - Universiteti Bujqësor me fermë eksperimentale, qeveria jep 1 mln dollarë

  • 5 years ago
#oranews
Universiteti Bujqësor i Tiranës shumë shpejt do të ketë fermën e tij eksperimentale që do të vihet në dispozicion të studentëve që studiojnë atje.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku është miratuar fondi prej 1 milion dollarësh për ngritjen e fermës me sipërfaqe 135 hektarë.

Bledi Çuçi: Një ditë pas nisjes së punës në administratën publike të 871 studentëve ekselentë, nga të cilët 31do të jenë pjesë e Ministrisë së Bujqësisë, kemi sot për të ndarë bashkarisht një tjetër zhvillim pozitiv në kuadër të angazhimeve që kemi marrë për Paktin e Universitetit.Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për ti kaluar Univeristetit Bujqësor të Tiranës fondin prej 1 milion dollarë për financimin e fermës eksperimentale, didaktike të këtij Universiteti. Ferma me sipërfaqe 135 hektarë është një sipërmarrje që bëhet për herë të parë në vendin tonë.

Gjatë një deklarate për mediat, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa dha detaje për fermën tha se ajo do të shërbejë edhe si atraksion për turistët.

Bledi Çuçi: Ferma me sipërfaqe 135 Ha është një sipërmarrje që bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ajo përfshin ngritjen e infrastrukturës didaktike trainuese dhe demonstruese, sistemimin e tokës dhe reahabilitimin e sistemit të ujitjes, rritjen e mekanizimit, mbarështimin e kafshëve dhe krijimin e koleksioneve të bimëve. Ajo do të shërbejë gjithashtu si një qendër kërkimore për pedagogët, për praktikat mësimore të studentëve dhe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë. Do të jetë gjithashtu edhe një atraksion për turistët, sidomos pjesa e kopshtit zoologjik me kafshët e buta. Ngritja e kësaj ferme do të jetë për Universitetin Bujqësor të Tiranës edhe një formë alternative për të siguruar të ardhura për vetë universitetin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/universiteti-bujqesor-me-ferme-eksperimentale-qeveria-jep-1-mln-dollare

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended