Ora News - Universiteti Bujqësor i Tiranës me 1200 kuota bosh
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për maturantët që synojnë të nisin studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës mundësitë janë të mëdha pasi janë ende bosh rreth 1200 kuota. Rektori Bahri Musabelliu thotë se interes të lartë ka pasur për 4 programet e reja të sudimit që u hapën këtë vit.

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë ende bosh rreth 1250 kuota nga 2246 të tilla që ky institucion ofron. Rektori Bahri Musabelliu thotë se interes të lartë ka pasur për 4 degë të reja të cilat janë ezahuruar në masën 50%.

Bahri Musabelliu: Në bindjen timë janë goxha prefenciale, por edhe me treg goxha të mirë pune pasi ata diplomohen. Këto janë diploma në fushën e arkitekturës së peisazhit, diploma në menaxhimin e burimeve natyrore. Diploma në fushën e shkencave të ushqimit dhe të ushqyerit dhe diploma në fushën e dizanjin e mobiljeve.

Por edhe degët tradicionale të fakultetit të ekonomisë dhe agrobiznesit kanë pasur po ashtu një numër të lartë të regjistruarisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/universiteti-bujqesor-i-tiranes-me-1200-kuota-bosh
Recommended