Akreditohet Universiteti i Tiranës, Koni: Vlerësimi, rezultat i punës mësimore dhe kërkimore

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Universiteti i Tiranës është vlerësuar pozitivisht nga Agjencia e Sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, duke u akredituar për 4 vitet e ardhshme. Rektori, Myunyr Koni, thotë se ky vendim pozitiv është rezultat i punës mësimore dhe kërkimore i stafit akademik.

Univeristeti i Tiranës është akredituar nga Agjencia e Sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, në të gjitha degët për një periudhë 4 vjeçare. Pas nështrimit të këtij procesi periodik, cilësia në Universitetin e Tiranës është vlerësuar si pozitive, ndërsa rektori, profesor doktor Mynyr Koni, e vlerëson këtë moment si tejet të rëndësishëm.

Mynyr Koni: Kjo ka ardhur si rrjedhojë e një pune të palodhur të të gjithë strukturave të UT, të senatit akademik, të rektoratit, të drejtuesve të njësisë kryesore dhe në mënyrë të veçantë një punë e palodhur e grupit të vlerësimit të brendshëm, i cili ka punuar me përkushtim për të përgatitur një raport dinjitoz.

Ky vlerësim sipas rektorit Koni lidhet dhe me aktivitetet mësimore dhe konferncat shkencore që organizohem nga Universiteti i Tiranes. Në këtë kuadër, në Akademinë e Shkecave u mbajt konferenca ndërkombëtare e biotknologjisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/akreditohet-universiteti-i-tiranes-koni-vleresimi-rezultat-i-punes-mesimore-dhe-kerkimore

Recommended