Ora News - Gjici ‘mbyt” biznesin, 52 mln dollarë gjobë koncensionarit të kromit

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Bashkia e Kukësit ka gjobitur me 52 milion dollarë një kompani që operon në sektorin minerar në Kalimash. Por kjo gjobë, ndër më të lartat të vendosura ndër vite në vendin tonë vlerësohet mbytesë, në një kohë kur klima e të bërit biznes në vendin tonë konsiderohet problematike të në të gjitha raportet ndërkombëtare.

Në një kohë kur klima e të bërit biznes në Shqipëri konsiderohet e pafavorshme dhe problematike në të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare, Bashkia e Kukësit ka marrë një vendim mbytës për një biznes që operon prej vitesh në qarkun e varfër verilindor.

Kompania minerare që punon në zonën e Kalimashit, është gjobitur me 52 milion dollarë me argumentin se ushtron aktivitet në pronat e fondit pyjor të Bashkisë, pa iu transferuar kompanisë.

Por nga ana tjetër mësohet se koncensionari ka dorëzuar prej kohësh kërkesën në Bashki dhe Ministrinë e Mjedisit për të marrë në dorëzim fondin pyjor për sipërfaqen e përcaktuar ne kontratën e shfrytëzimit.

Kjo është një nga gjobat më të larta të vendosura ndonjëherë ndaj një biznesi që ushtron aktivitetet në vendin tonë.

Kompania e ka apeluar gjobën në Gjykatë dhe ka ngritur edhe një padi ndaj Bashkisë së Kukësit, e cila prej 30 qershorit drejtohet prej Safet Gjicit.

Kryebashkiaku i Kukësit njoftoi masën ekstreme dhe gjobën që më shumë duket si masë mbytëse dhe shtërnguese për kompaninë që ka për 35 vjet që operon me koncension në shfrytëzimin e minierës së kromit në Kalimash.

Pezullimi i kompanisë nga ana tjetër ka kosto ekonomike për disa dhjetra punonjës të cilët tashmë janë të papunë.

Por pavarësisht kësaj, Gjici thotë se nuk do të tërhiqet pa u paguar gjoba prej 52 milion dollarësh, e cila do të zgjidhte edhe problemet financiare të bashkisë së drejtuar nga socialisti i zgjedhur me 30 qershor.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/gjici-mbyt-biznesin-52-mln-dollare-gjobe-koncensionarit-te-kromit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended