Ora News - Salianji: Safet Gjici ka përfituar 25.2 mln dollarë nga paratë e taksapaguesve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka denoncuar dhënien e tenderave në favor të zyrtarëve të PS. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Ervin Salianji tha se Safet Gjici ka përfituar 25.2 mln dollarë nga paratë e taksa paguesve shqiptarë

Deklarata e plotë e deputetit Ervin Salianj

Edi Rama ka ndërtuar një sistem ku vjedh Shqiptarët dhe Shqipërinë për t?i përdorur më pas këto para për të vjedhur zgjedhjet dhe për të rivjedhur sërish Shqipërinë. Këtë sistem ka pasur propozim dhe këtë sistem ka instaluar në qeverisje

Edi Rama ka kaluar në fazën tjetër të vjedhjes së Shqipërisë.

Pasi zhvati dhe zhvat miliona euro nga taksat e xhepat e shqiptarëve për të majmur dhe fryrë derra të kënaqun që kanë përthithur si shushunja me prokurime të drejtpërdrejta pa garë dhe pa negocim apo me tendera fiktivë.

Pikërisht kur BB thotë se Shqipëria rrezikohet nga PPP e pakërkuara, kur Raporti i Departamentit të Shtetit denoncon korrupsionin e niveleve të larta, zbulohen fakte të reja për skemën korruptive të vjedhjes.

Sot po ju paraqesim fakte se si Safet Gjici, një prej qindra shërbëtorëve të pangopur të Ramës ka përfituar nga paratë publike 25.2 milion dollarë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/salianji-safet-gjici-ka-perfituar-252-mln-dollare-nga-parate-e-taksapaguesve

Recommended