Ora News zbardh draftin antishpifje: Gjobë deri në 1 mln lekë për portalet, 400 mijë për tv
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News zbardh draftin antishpifje të propozuar nga qeveria, që parashikon gjobë për portalet dhe televizionet të cilat publikojnë lajme të rreme dhe nuk marrin në konsideratë ankesat e qytetarëve.

Në draft është vendosur që portalet të gjobiten me 100 mijë deri në 1 milion lekë. E njëjta procedurë është edhe me televizionet, por me një masë më të reduktuar të gjobës, jo më shumë se 400 mijë lekë.

Kjo thuhet në nenin 133 të pikës a, ku nënvizohet se gjobitet nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë kur nuk respekton detyrimet e nenit 33/1 të këtij ligji që detyron sigurimin e publikimeve të shfaqen në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive.

Krahas kësaj, gjoba fikse prej 800 mijë lekësh parashikohet kur ankesa e qytetarit nuk merret në konsideratë nga Operatori i Publikimit të Shërbimit Elektronik

Drafti antishpifje parashikon që për çdo ankesë të qytetarëve, e cila nuk reflektohet nga portali, mund t?i drejtohen Këshillit të Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive.

?Pas shqyrtimit të ankesës dhe/ose pretendimeve të OSHPE-së, Këshilli i Ankesave, nëse çmon se ka shkelje, merr masat përkatëse, duke përfshirë sanksionet në përputhje me këtë ligj. Në çdo rast Këshilli i Ankesave njofton me shkrim personin që ka paraqitur ankesën dhe OSHE-në përkatëse mbi konkluzionet dhe masat?, thuhet në nenin 33 pika 7 të ligjit për mediat audiovizive, i ndryshuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ora-news-zbardh-draftin-antishpifje-gjobe-deri-ne-1-mln-leke-portalet-400-mije-tv
Recommended