Ora News - Konferenca e donatorëve: KE jep dhe 100 mln euro shtesë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në nisje të konferencës së donatorëve të mbajtur për Shqipërinë për rindërtimin e pas tërmetit premtoi se BE do të qëndrojë pranë vendit tonë.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se tërmeti ishte një solidaritet mes shqiptarëve dhe evropianëve dhe se Komisioni Europian angazhohet për të dhënë 100 milionë euro për rindërtmin e Shqipërisë nga buxheti i BE-së dhe kjo është përtej 15 milionëve që unë bëra premtim në nëntor.

Ursula Von der Leyen: Kjo është një histori humbje, por edhe një histori heronjsh, një solidaritet mes shqiptarëve dhe evropianëve.

Brenda disa orësh ekipet e shpëtimit mbërritën në Shqipëri.

Menjëherë aktivizuam mekanizmin e mbrojtjes civile evropiane. Ekspertët tanë mbërritën në Shqipëri për të vlerësuar dëmtimet. I gjithë BE u mobilizua për një vend që është në zemër të VBE dhe që një ditë besoj se do jetë në BE.

Solidariteti nuk ka ardhur vetëm nga BE. Sot me këtë pjesëmarrje ju tregoni reagimin e fortë të komunitetit ndërkombëtar.

E gjithë bota është mobilizuar.

Ne kemi parë ekipe shpëtimi serbe dhe kosovare që kanë punuar. I gjithë Ballkani është bashkuar në solidaritet dhe solidariteti shpëton jetë.

Mijëra shtëpi duhen rindërtuar, shkolla dhe spitale duhen restauruar, biznese janë shkatërruar

Kostoja është vlerësuar 1 mld euro. Shqipëria e vetme nuk mund ta përballojë këtë barë

Sot ne i premtojmë popullit shqiptar se jemi aty për një kohë të gjatë, solidariteti do të jetë po aq i forta sa ishte në orët e para pas tërmetit.

Askush nuk mund ta plotësojë boshllëkun e atyre që kanë humbur, por ne mund ta ndihmojë Shqipërinë ta fillojë nga e para.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/presidentja-e-ke-shqiperia-do-te-ngrihet-nga-hiri-i-termetit-transparence-investimet-tona

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended