Rama e Veliaj inspektime në Farkë, nis ndërtimi i 200 banesave të dëmtuara nga tërmeti në Tiranë
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ishte sot së bashku me kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj në Farkë aty ku kanë nisur ndërtimet e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas kryeministrit në Tiranë ka nisur ndërtimi i 200 shtëpive të para, ndërsa shumë shpejt do të nisë ndërtimi edhe për 150 shtëpi të tjera.

"Duam ta kujtojmë këtë vit si një vit që shënon jetën e këtyre qytetarëve. Ata që do të jenë në zonat ku ndërtimi do të bëhet si një lagje e re, do të kenë shërbime të tjera dhe rritje të cilësisë së jetës. Shkollat janë të gjitha në fazë rindërtimi, ndërkohë kemi filluar infrastrukturën në lagjet e reja.Na pengoi shumë COVIDI, që ishalla nuk po na dërgon në mbylllje, vitin e ri një pjesë e konsiderueshme e këtyre familjve ta gëzojnë me fëmijët vitin e ri në këto shtëpia,"-tha Rama.
Recommended