Arben Ahmetaj :Në shtator do të nis ndërtimi i pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

  • 4 years ago
Në shtator do të nis ndërtimi i pallateve në Bashkinë e Tiranës dhe në qytetet e tjera të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili tha se për pallatet do të përdoren 30 miliardë lekë.

?Të dyja njësive zbatuese, FSHZH dhe Bashkisë së Tiranës i janë dhënë 300 mln dollarë për ndërtimin e pallateve. Vendimi i Këshillit të Ministrave dje i ka akorduar 140 mln dollar Bashkisë së Tiranës për zonën e 5 Majit dhe të kombinatit. Tre javë më parë i ka kaluar FSHZH-së 16 miliardë dollar për ndërtimin e pallateve në 10 bashki të tjera?, tha Ahmetaj.

Recommended