Farkë, ndërtimi i shtëpisë së kreut të PD, Rama dhe Veliaj: Në fushatë përballë, për tërmetin bashkë

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ishte sot së bashku me kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj në Farkë aty ku kanë nisur ndërtimet e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas kryeministrit në Tiranë ka nisur ndërtimi i 200 shtëpive të para, ndërsa shumë shpejt do të nisë ndërtimi edhe për 150 shtëpi të tjera.

"Duam ta kujtojmë këtë vit si një vit që shënon jetën e këtyre qytetarëve. Ata që do të jenë në zonat ku ndërtimi do të bëhet si një lagje e re, do të kenë shërbime të tjera dhe rritje të cilësisë së jetës. Shkollat janë të gjitha në fazë rindërtimi, ndërkohë kemi filluar infrastrukturën në lagjet e reja.

Na pengoi shumë COVIDI, që ishalla nuk po na dërgon në mbylllje, vitin e ri një pjesë e konsiderueshme e këtyre familjve ta gëzojnë me fëmijët vitin e ri në këto shtëpia,"-tha Rama.

Ndërkohë nuk munguan as batutat pasi njëra nga shtëpitë e ndërtuara ishte e kreut të PD-së në Farkë.

Veliaj: Edhe pse keni qenë katër kurora në një shtëpi. Do merrni katër shtëpi. Çimi është dhe kryetar i Partisë Demokratike. Me Çimin në fushatë jemi përballë, kurse në tërmet jemi bashkë me ndërtuar. 
Çimi: Demokracia kështu e ka
Rama: Demokracia ka dhe një gjë, ju na shani, ne i ndërtojmë për ju . Po s?na shatë ju ne nuk e  mbledhim dot mendjen fort. Sa më shumë që na shani ju, aq më shumë na motivoni kështu që nga një shtëpi, katër shtëpi. Koalicion shpish. Mos u ankoni se nuk lejohen koalicion, koalicionet lejohen. Të gjithë bashkë, por secili në çatinë e vet që të mos krijohet sherr brenda për brenda. 
(Rama batuta për djalin  vogël të shtëpisë)
Rama: Ky sa të bëhet 18 vjeç s?po pyet më për ustain, do votojë për Lalin.

Recommended