Eksploziv kreut të komunës Farkë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim tritoli është shënuar në të gdhirë të mëngjesit të sotëm në banesën e kryetarit të komunës Farkë, Fatbardh Plaku. Burime zyrtare nga policia pohojnë se nuk bëhet fjalë për lëndime në njerëz pasi shpërthimi ka qenë i vogël dhe është vendosur në murin rrethues të banesës së tij. Aktualisht grupi hetimor në vendngjarje po punon në drejtim të zbardhjes dhe dokumentimit ligjor të kësaj ngjarje. Vetë kryekomunari Plaku është marrë në pyetje nga policia, në lidhje me ndonjë konflikt që mund të ketë pasur, ndërsa nuk ka dashur të komentojë ngjarjen për mediat. Ai ka pohuar se shtëpia e tij është e rrethuar me kamera sigurie, dhe këto pamje filmike do te vihen në dispozicion të policisë.

Recommended