Vjen në mëngjes dhe ikën në darkë, studentja nga Durrësi çdo ditë në Tiranë për të protestuar
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse ka studentë që nuk preken nga të gjitha problematikat që i parashtruar kryeministrit, përsëri ata mbështesin njëri-tjetrin për të realizuar qëllimin e tyre.

I tillë është rasti i kësaj studenteje, e cila prej 4 ditësh çdo ditë vjen në mëngjes nga qyteti i Durrësit, për t'iu bashkuar protestës dhe largohet në orët e vona të mbrëmjes.

"Unë vij nga Durrësi çdo ditë, nisem në mëngjes dhe vij për ti përkrahuar të gjithë studentët, pavarësisht se jo të gjitha pikat nuk më prekin mua", shprehet studentja për Ora News.

Ajo jeton në shtëpi, ndaj pika që lidhet me kushtet në konvikte nuk i intereson, por i bashkohët kolegëve të tjerë, pasi mund të ishte si ata.

"Pjesa e konvikteve mua nuk më prek, sepse jetoj në shtëpi. Por i mbështes sepse mund ta kisha këtë problem. Në Durrës nuk ka konvikte fare dhe kjo është problem më vete", u shpreh studentja e vitit të tretë e Marrëdhënieve me Publikun.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vjen-ne-mengjes-dhe-iken-ne-darke-studentja-nga-durresi-cdo-dite-ne-tirane-te-protestuar
Recommended