Report TV -Rama: Meta në mëngjes urdhëron të digjet vendi, që në darkë të bëjë 'heroin'
  • 5 years ago
Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale, ishte Dibra, ku përsëriti se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen pa asnjë dyshim. Kreu i qeverisë është ndalur të komentojë edhe konferencën e jashtëzakonshme që pritet të mbajë nesër presidenti Ilir Meta, sipas së cilit është i bindur se do të "thotë fjalë të bukura, sikur është shumë i shqetësuar ", ndërkohë që sipas tij, nuk është aspak.

"Ndërkohë një shoku im tjetër, del dhe bën një skandal duke thënë "anulim loje" se jam i shqetësuar për stabilitetin, gjithë fjalët e bukura. Jam i bindur, se e di se çfarë do të thotë. Kështu i bie që në mëngjes Meta thotë "ju sulmoni që ta digjni vendin dhe unë në darkë do e shuaj". Nga ata Shqipëria do shpëtojë vetë më 30 qershor. Të gjithë demokratëve, udhëheqës të falimentuar nga trutë e kokës e kanë kthyer PD në një ndërrmarje komplet personale...se LSI ka qenë me kohë", tha Rama.

Në vëmendje ai ka sjellë edhe marrëveshjen e bërë në vitin 2017, me kreun e PD-së, Lulzim Basha, me qëllim që të argumentojë se përse vendimi i presidentit është i nul. Ai shprehet se Meta, mes të tjerave që e bëjnë të pavlefshëm çdekretimin e zgjedhjeve, është e fakti që nuk është konsultuar me palët.

"Ne bëmë një marrëveshje, dhe atëherë u kërkua nga të gjithë që të shtyhen zgjedhjet, unë thashë "jo", se po i shtymë njëherë do i shtyjmë gjithmonë. Pasi ne kishim bërë marrëveshjen, presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani e kërkoi me shkrim, me firmë me vulë timen dhe shokut tim, që më ka humbur dhe s'po e kap dot më, që t'i kërkonin presidentin shtyrjen e zgjedhje. Nuk mund dot kurrë që presidenti të shtyjë zgjedhjet, pa pyetur asnjë", tha Rama.
Recommended