Ora News - Shkatërrohet grupi i hajdutëve të kasafortave, këtë mëngjes vodhën 13 mln në poliklinikë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një klinikë në kryeqytet është vjedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Pesë persona, dy prej të cilëve me precedent të mëparshëm për vjedhje me armë, kanë hyrë në poliklinikë dhe kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash.

Policia bëri të mundur arrestimin e 3 prej autorëve, përkatësisht shtetasit E. M., 33 vjeç, F. Sh. alias F. L., 37 vjeç dhe E. Ç. alias E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

"Arrestimi i tyre u bë pasi, po sot rreth orës 04:05 të mëngjesit, në vendin e quajtur Rruga e Kavajës, në ambientet e Poliklinikës ?Zonja e Këshillit të Mirë?, Tiranë, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë vjedhur një kasafortë në të cilin ndodhej vlera monetare rreth 13 milion lekë të vjetra".

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë:

-Një automjet "Mercedes Benz", me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celular.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në Rrugën e Dibrës, ngjarje e datës 20 janar 2020, ku gjatë orëve të para të mëngjesit kanë vjedhur një shumë prej 413 000 lekësh dhe kanë tentuar të vjedhin edhe kasafortën e kësaj klinike.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese, në qytetin e Tiranës dhe në qarqe të tjera.

Vijon puna, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë në qarqe, për dokumentimin me prova ligjore të rasteve të dyshuara se janë kryer nga ky grup kriminal.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkaterrohet-grupi-i-hajduteve-te-kasafortave-mengjesin-e-sotem-vodhen-nje-poliklinike

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended