Ora News - Goditet banda e hajdutëve në Tiranë, në 4 muaj vodhën 6 banesa

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës ka goditur një grup të cilët kryenin vjedhjen e banesave në zona të ndryshme të kryqytetit.

Në pranga janë vënë tre persona për të cilët është provuar me dokumenta ligjore se janë autorë të 6 rasteve të vjedhjes së së banesave dhe të pronës, raste këto të ndodhura muajt e fundit.

Si rezultat janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

Sehat Doci, 22 vjeç, banues në Kamëz - Tiranë ( në momentin e ndalimit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa).

- Albion Shehu, 35 vjeç, banues në Kodër Kamëz - Tiranë.

- Fatmir Zyberi, 42 vjeç, banues në Bathore - Tiranë.

Gjithashtu në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, më datën 06.11.2017, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- Vasil Aruçi, 33 vjeç, banues në Kamëz ? Tiranë, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde nrakotike.

Policia sqaron se ?Personat e lartpërmendur u ndaluan pasi, në bashkepunim me njeri - tjetrin kanë vjedhur banesat e personave Xh. Sh., dhe S.N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizorë, një shumë lekësh, vegla buqësore dhe ndërtimi?.

Këta pesona në bashkepunim me njeri- tjetrin dyshohet të jane bashkautore të ngjarjeve të mëposhtëme :

-Te ngjarjes së ndodhur me datë 07.07.2017 , ku kanë vjedhur servisin në pronësi të shtetasit B.O. , në Kamez .

-Te ngjarjes së ndodhur me date 15.09.2017 ku kanë vjedhur banesen në pronësi të shtetasit Q. D. , , në Paskuqan Nr. 1 .

-Të ngjarjes , së ndodhur me datë 26.09.2017 ku kanë vjedhur një bateri duke këputur kabllot e kabinës ne pronesi te një kompanie celulare ne Bathore.

-Të ngjarjes , ndodhur me datë 24.10.2017, ku kanë vjedhur banesen në pronesi të shtetasit A. P, në Bathore

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/goditet-banda-e-hajduteve-ne-tirane-ne-4-muaj-vodhen-6-banesa

Recommended