Rreze Dielli 21 Nentor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P.1 - Bukë për mëngjes

  • 4 years ago
Bukë për mëngjes

Perberesit:

1 filxhan çaji qumësht (125 ml)

1 filxhan çaji ujë i vakët (125 ml)

1.5 lugë çaji maja e thatë

2 lugë çaji sheqer

1 filxhan çaji vaj olim (125 ml)

1 të bardhë veze

4-4.5 gota miell

Kripë

1 të verdhë veze

50 gr gjalp

Përgatitja:

Në një tas hedhim 125 ml qumësht, ujin e vakur, majanë e thatë, sheqerin, i përziejmë, shtojmë miellin, kripën dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar pak nga pak miellin. Vazhdojmë punimin e brumit derisa të formohet një brumë elastic. Vendosim brumin në një tas, e mbulojmë mirë dhe e lëmë të pushojë për një orë. Më pas nxjerrim brumin, e punojmë pak dhe e ndajmë në kul, shtojmë miellin, kripën dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar pak nga pak miellin. Vazhdojmë punimin e brumit derisa të formohet një brumë elastic. Vendosim brumin në një tas, e mbulojmë mirë dhe e lëmë të pushojë për një orë. Më pas nxjerrim brumin, e punojmë pak dhe e ndajmë në kulaçë, rreth 14 të tillë.

Presim gjalpin dhe e trazojmë me të verdhën e vezës. Ngjeshim kulaçët me dorë duke i hapur në një diametër 10 cm dhe duke I lyer mirë me gjalp e vezë. Shtrojmë një letër pjekje në një tepsi dhe vendosim brumin në formë rrethore në tavë duke bërë vendosjen si tjergullat, pak njëra pas tjetrës. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius, për 20-25 minuta.

Recommended