Studentja e Drejtësisë: ‘Për shkak të pandemisë, e kemi të pamundur pagesën e plotë të tarifës’
  • 3 years ago
Në një lidhje skype në studion e ?? Rreze Diellit?? ishin edhe disa studentë të tjerë të Fakultetit të Drejtësisë?? të cilët u shprehen se arsyeja kryesore përse nuk mund ta paguajnë këtë tarifë është kriza ekonomike e krijuar nga Covid-19. Studentja Esmeralda Dida u shpreh se në familjen e saj janë 3 studentë dhe e kanë të pamundur pagesën e plotë të tarifës.
?? Gjatë periudhës së pandemisë një prej prindërve të mi, ka humbur vendin e tij të punës dhe rrjedhimisht nuk kemi pasur të ardhura të njëjta si vitin e kaluar. Për më tepër që në familjen tonë ne jemi tre student që ndjekim studimet, kështu që për të mbuluar kostot për secilin prej nesh,është akoma më e vështirë për ta, nga ana tjetër është edhe shërbimi që na është ofruar unë si student e masterit kam zhvilluar mësim në auditore në periudhën e janarit dhe shkurtit?? u shpreh ajo.
Recommended