Supë me makarona dhe qiqra Përbërësit: 200 gr makarona ( të shkurtra) 100 gr pançetë 1 qepë 3 thelpinj hudhra 1 karrotë 1 kërcell selinoje 3 domate rozmarinë ( 1 degë) 1 gjethe dafinë 800 ml lëng pule 200 gr qiqra kripë dhe piper të zi Përgatitja: Në një tenxhere kaurdisim pançetën deri sat ë skuqet shtojmë në të qepën të grirë hollë dhe I përziejë sebashku për 2-3 minuta shtojmë karrotat në kubikë, hudhrat të prera iët dhe selinon të pastruar nga fijet dhe të prerë në copa, i përziejmë deri sa perimet të zverdhen. Shtojmë domaten të qëruar nga lëkura dhe të prerë në kubikë e trazojmë dhe vendosim kapakun për 5 minuta shtojmë erzat, rozmarinë, dafinë, lëngun e pulës e lëmë të ziejë për 20 minuta dhe më pas. Njëkohësisht vendosim një tenxhere dhe ziejmë makaronat duke i lënë 3 minuta më pak, i shtojmë në supë sëbashku me qiqrat, 3 minutat e fundit dhe rregullojmë shijen me kripë.