Ora News - Arrestohen hajdutët serialë të 15 vjedhjeve, vetëm njëri prej tyre kreu 11

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zbardhen autorët e 15 vjedhjeve në Tiranë.

Efektivët e komisariatit të policisë nr 6 dhe nr 2 kanë arrestuar 4 persona ndërsa një person është shpallur në kërkim.

Njëri prej të arrestuarve Elidon Alla akuzohet për 11 vjedhje ndërsa vjedhja e 12-të në një banesë në rrugën "Sali Butka" ka mbetur në tentativë, pasi ai është arrestuar.

Hajduti qe kreu 12 vjedhje brenda pak muajsh

Banesa e shtetases S. M. në rrugën "Sali Butka" në Tiranë ishte objektivi i fundit por nuk u arrit pasi efektivët e komisariatit dy e arrestuan.

Burimet bëjnë me dije se 24 vjeçari ngjitej nëpër apartamente përmes tubave të shkarkimit

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i 11 vjedhjeve të mëposhtme :

- Vjedhjes së ndodhur më datë 02.04.2018, ku në rrugën ?Grigor Heba ? është vjedhur banesa e shtetasit B. S.

-Vjedhjes së në ndodhur më datë 06.04.2018, ku në rrugën ?Abdyl Frashëri? shtetasit O. B. i është vjedhur zyra.

- Vjedhja së ndodhur më datë 14.04.2018, ku shtetasit E. F., është tentuar ti vidhet mjeti.

- Vjedhjes së banesës së shtetasit A. B., më datë 15.04.2018

- Vjedhjes të dyqanit në pronësi të shtetasi R. V., të ndodhur më datë 22.04.2018.

-Vjedhjes së ndodhur më datë 26.04.2018 ku janë marrë një shumë të hollash.

-Vjedhjes së banesës së shtetasit D. A., të ndodhur më datë 01.05.2018.

-Vjedhjes së banesës së shtetasit E. H., të ndodhur në datë 09.05.2018.

- Vjedhjes së banesës së shtetasit V. N., të ndodhur në datë 29.05.2018.

- Vjedhjes së dyqanit në pronësi të shtetasit B. S., të ndodhur në datë 12.06.2018.

-Vjedhjes së banesës së shtetasit K. K. të ndodhur në datë 17.06.2018.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zbardhen-hajdutet-e-15-vjedhjeve-ne-tirane

Recommended