Policia aksion gjatë natës në Tiranë, arrestohen 3 persona, njëri prej tyre në kërkim nga Italia

  • 6 years ago
TIRANË- Forcat policore kanë zhvilluar një operacion gjatë natës në kryeqytet ku janë verifikuar dhe kontrolluar 129 persona, 77 mjete dhe kanë arrestuar 3 persona.

Një prej të arrestuarve, i identifikuar si Aleksandër Demiri, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, për të cilin ka një urdhër arresti nga Italia. Ndaj 43-vjeçarit, Gjykata e Milanos ka lëshuar një urdhër arresti Ndërkombëtar për veprat penale ?Shkelje e ligjit mbi drogërat?, shkelje kjo që mund të dënohet maksimumi me 20 vite burg.

Po gjatë kontrolleve, në prangat e policisë kanë rënë edhe: Besim Zika, 48 vjeç, banues në Tiranë,i dënuar me 9 vite burg, për ?Kultivim i lëndëve narkotike?, ?Grup i strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale? dhe Klandio Metra, 23 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe bllokua një shufër metalike.

Recommended